Forcat e Ukrainës ngritën fIamurin e Ukrainës në hyrje të qytetit strategjik










Mbrojtësit ukrainas dërgojnë një video nga qyteti stragjik Lyman, i rrethuar nga fo`rcat e ar`matosura ukrainase.
Flamur ukrainas u ngritë në hyrje të qytetit të Lyman, rajoni Donetsk.
“Më 1 tetor, ne shpalosim flamurin tonë shtetëror dhe e vendosim në tokën tonë në Liman. Gjithçka do të jetë Ukrainë”, shihen duke folur ushtarër ukrainasë në videon e realizuar nga ta.
Trupat ukrainase po lëvizin për të kapur qytetin lindor të Lyman-it të kontrolluar nga Rusia.
Kjo, duke kërcënuar fushatën e presidentit rus Vladimir Putin në Donbas, ndërsa ai përgatitet të shpallë rajonin si pjesë të Rusisë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.
Marrja e qytetit në veri të rajonit të Donetsk-ut mund t’i hapë rrugën Ukrainës për të hyrë në provincën ngjitur me Luhansk-un.
Ky fakt do ndërpriste qëllimin e Putin-it për të kapur të gjithë rajonin industrial të Donbas-it.