“S’do ta lejojë Republikën Srpska në Kosovë”, Vuçiqi kundërpërgjigjet!










I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se nuk do të pranojnë “Republika Srpska” në Kosovë.
Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk i ka pëlqyer deklarata e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, i cili ka thënë se nuk do të pranojnë Republika Srpska në Kosovë.
Kur është pyetur për këtë qëndrim të diplomatit gjerman, presidenti serb ka thënë se as pavarësia e Kosovës nuk do të jetë ashtu siç kanë planifikuar perëndimoret.
“Nuk e kam ditur që ai ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët.
Nuk e kam ditur që rreth kësaj vendosin gjermanët, por është mirë që Sarrazin atë e tha publikisht, pasi gjermanët veçse kishin vendosur tashmë për disa plane, mirë është që ai na e tha këtë publikisht”, ka deklaruar Vuçiq. /Tanjug/