



Ju njohim me 4 shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj.Nëse Dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj, por në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij,me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, Dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.




Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni dhe u thoni një sekret Binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq. Por Gaforret janë thashethemexhie.Nëse një Gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.




Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke u dhënë shumë informacion.